Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si “Kthesa e Varibopit”.
Sipas informacioneve të para, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një pasagjere.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për normalizimin e qarkullimit në aksin rrugor.