Punimet e ndërprera dhe balta deri në gju, banorët: Vendosim qese në këmbë për të kaluar rrugën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2025, 10:12

Prej tre ditësh, banorët e rrugës “Konferenca e Mukjes” në Babrru jetojnë si në mjerin pasi punimet për rikonstruksionin e rrugës kanë nisur dhe janë lënë në gjysmë.

Ata thonë se punimet janë ndërprerë dhe se rruga është bërë e pakalueshme nga balta. Ata tregojnë se balta u shkon deri në gju dhe se për të mos ndotur këpucët detyrohen të vendosin qese në këmbë për të kaluar.

Na kanë lënë në mjerim si në vitin 1997. Hapen rrugën për ta bërë dhe e lanë përgjysmë. Nuk kemi nga të kalojmë,” – janë shprehur disa banorë përmes një denoncimi në redaksi.

Ata kërkojnë që punimet të rifillojnë sa më shpejt dhe që institucionet përkatëse të marrin masa për t’u dhënë zgjidhje situatës, e cila, sipas tyre, po rëndon çdo ditë jetesën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit