Një banor i rrugës “Odhise Grillo” në Tiranë ka ngritur një ankesë për mënyrën e vendosjes së gjobave nga policia rrugore.
Ai thotë se, ndonëse është rezident në këtë zonë, gjobitet çdo ditë për parkimin poshte pallatit, ndërkohë që automjetet e tjera, që sipas tij nuk janë të rezidentëve, nuk janë ndëshkuar.
Sipas qytetarit, bëhet fjalë për një situatë të përsëritur, ku policët nuk tregojnë kujdes të mjaftueshëm në identifikimin e rezidentëve. Ai ka theksuar se gjoba e fundit ka qenë 1000 lekë dhe se e konsideron të padrejtë që të paguajë për gabimet e autoriteteve.
Banori kërkon që rastet e tilla të trajtohen me kujdes nga policia, në mënyrë që qytetarët rezidentë të mos penalizohen padrejtësisht.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje redaksia. Kam nje problem te perseritur ne banimin tim. Jam rezident te rruga odhise grillo. Dje me eshte vendosur nje gjob makine nderkoh qe un jam rezident. Edhe me e bukura eshte qe vetem makina ime eshte gjobitur me 1000 lek. Nderkoh qe un jam rezident dhe kam marr gjob makinat e tj sjan rezident dhe nuk Jan gjobitur. Dua ta beni si rast qe policet te jen me te kujdesshem sepse nuk kemi pse paguajme per gabimet e tyre.flm
Te lutem sepse rast i perseritur