3.7 milionë euro të ardhura të fshehura, “Buzi Store” dërgohet në gjyq

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.11.2025, 09:28

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim subjektin tregtar “Buzi Store”, së bashku me administratorin e tij, Oltion Buzi, për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, kryer në bashkëpunim me ekonomistin e kompanisë. Hetimet, të regjistruara në procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, zbuluan se kompania kishte shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, të cilat nuk ishin deklaruar në organet tatimore.

Në kuadër të hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u zbulua një skemë e gjerë evazioni fiskal, ku kompania “Buzi Sport” përdorte një sistem të paautorizuar për lëshimin dhe menaxhimin e faturave. Ky sistem operonte përmes platformës online të paregjistruar “store.dyqanimen.com”, që lejonte krijimin e faturave fiktive jashtë procesit të fiskalizimit.Gjatë kontrolleve në tetë ambiente të ndryshme të lidhura me subjektin, u sekuestruan pajisje kompjuterike, telefona, tableta dhe rreth 8 milionë lekë në para të gatshme pa dokumentacion ligjor.

Sipas Prokurorisë, kompania lëshonte fatura me vlera të fryra për klientët, ndërsa në deklaratat tatimore raportonte shuma të reduktuara, duke shmangur në mënyrë të qëllimshme detyrimet ndaj shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit