Votojnë qytetarët e parë në Vlorë: Sot e kam forcën unë me votë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.11.2025, 09:14

Në Bashkinë e Vlorës kanë mbërritur votuesit e parë në qendrat e votimit që u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryebashkiakun e ri. Procesi po zhvillohet nën masa sigurie dhe, sipas komisionerëve zgjedhorë, deri më tani është i qetë dhe pa incidente, megjithëse pjesëmarrja në orët e para ka qenë e ulët.

Pas hedhjes së votës, një qytetar u shpreh për mediat se dita e sotme është një moment i rëndësishëm për demokracinë vendore dhe për shprehjen e vullnetit qytetar. “Erdha që herët, sepse e konsideroj votën një detyrë shumë të rëndësishme. Sot e kam unë forcën me votë. Uroj që të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë aty ku mendojnë se është më mirë,” tha ai, duke theksuar se procesi i votimit ishte i rregullt dhe pa probleme në qendrën ku ai votoi.

Vlorë po zhvillon zgjedhje të pjesshme pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Ermal Dredha, i cili u largua nga detyra pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama. Për drejtimin e bashkisë garojnë tre kandidatë: Brunilda Mersini e Partisë Socialiste, e cila la mandatin e deputetes për këtë garë, si dhe dy kandidatë të pavarur të mbështetur nga demokratët, Dionis Sota dhe Gjergj Nika. Në qytetin e Vlorës janë hapur 232 qendra votimi, ku pritet të votojnë 171.895 qytetarë me të drejtë vote.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit