Korridoret e dëshpërimit në QSUT: Si përballen pacientët me kushte të papranueshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.11.2025, 21:50

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë tregon realitetin e dhimbshëm dhe të papranueshëm me të cilin përballen çdo ditë pacientët dhe familjarët e tyre.

Në pamje duken pacientë të shtrirë në barela nëpër korridore, duke pritur me orë të tëra, mes zhurmës, mungesës së kushteve dhe mungesës së kujdesit minimal.

Sipas qytetares që e ka dërguar videon, në një institucion që duhet të jetë zemra e shëndetësisë shqiptare, funksionon vetëm një dhomë ekzaminimi, duke detyruar njerëzit të grinden për radhën përpara derës së mjekut.

Kjo nuk është më thjesht mungesë organizimi, është pasqyra e një sistemi që po shembet çdo ditë, ndërsa pacientët e dëshpëruar presin ndihmë në korridore, dhe mjekët e infermierët largohen nga vendi të dorëzuar përballë mungesës së kushteve dhe mbështetjes.

Në çdo barelë të vendosur nëpër korridore fshihet një histori dhimbjeje, një njeri që pret trajtim dinjitoz në vendin e tij. Por shpresa, ashtu si oksigjeni në ato korridore, po mbaron.

Miliona euro derdhen çdo vit për “modernizimin e shëndetësisë”, por pacientët ende presin në dysheme. Ndoshta është e vërtetë ajo që thuhet: sëmundja e vetme që nuk shërohet dot në Shqipëri është paaftësia institucionale, dhe Ministria e Shëndetësisë duke se këtë e ka bërë kronike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit