Tiranë/ Konflikt mes dy të moshuarve, njëri prej tyre përfundon i gjakosur në tokë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.11.2025, 20:12

Një ngjarje e pazakontë është raportuar pasditen e sotme në Tiranë, ku dy të moshuar janë përfshirë në një konflikt fizik.

Sipas një qytetari që ka dërguar pamje dhe informacionet përkatëse në redaksinë e JOQ Albania, ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës Dine Hoxha me rrugën Siri Kodra.

Ai tregon se një prej të moshuarve, personi që shihet në foto me biçikletë, ka goditur të moshuarin tjetër, i cili ka përfunduar i rrëzuar në tokë dhe i gjakosur në kokë.

Në fotot e mbërritura në redaksi shihet i moshuari i plagosur i shtrirë në rrugë dhe autori i dyshuar teksa largohet me biçikletë nga vendngjarja.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të moshuarit të lënduar dhe rrethanat e plota të konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit