Kur do të rriten rrogat e policisë?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.11.2025, 17:52

Një foto e bërë në Durrës ka habitur qytetarët: një person me uniformë policie shihet duke kërkuar ushqim në koshat e plehrave. Pamja e tij, pavarësisht dyshimit se mund të jetë një endacak me “kostum të vjedhur”, ngre një pyetje serioze: sa të keqpaguar janë efektivët e policisë shqiptare?

Efektivat detyrohen të punojnë ditë e natë, në shi dhe në dëborë, ndërsa shpesh paga nuk i mban as për nevojat më elementare. Fotografia ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët ironizojnë mbi situatën e keqpagimit të uniformave blu.

Një gjë është e qartë: nëse rrogat nuk rriten, nuk është aspak çudi që këto pamje të bëhen të shpeshta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit