“I shtrirë në mes të rrugës, lyp gjithë ditën, mund të jetë i paushqyer”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.11.2025, 17:54

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke dërguar një video të filmuar në zonën e Babrrusë, në Tiranë. Në pamje shihet një i moshuar që rrezikon jetën e tij, ndërsa një pasagjer nga një furgon i rastësishëm ndalon për ta larguar nga rruga, pasi kishte bllokuar qarkullimin.

Sipas qytetarit që dërgoi videon, i moshuari është parë shpesh duke lypur në atë zonë, ndërsa banorët dyshojnë se mund të ketë qenë i dehur ose i paushqyer. Në duar ai mban një karrocë të vogël dore, që përdoret për të transportuar sende.

“Në Babrru-Qendër, një burrë i moshuar ishte shtrirë në mes të rrugës dhe disa qytetarë e ndihmuan. Thonë se gjithë ditën lyp nëpër rrugë dhe ndonjëherë pi raki, por disa mendojnë se ishte dhe pa ngrënë,” – shkruan denoncuesi.

Përmes kësaj videoje, qytetari bën thirrje për ndihmë për të moshuarin që endet rrugëve, duke kërkuar që Bashkia Kamëz të ndërhyjë për t’i ofruar ndihmë ushqimore dhe strehim, në mënyrë që të mos rrezikojë më jetën në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit