“Lajthit” Emiriana Sako, Durrësi përmbytet në shi, ajo poston foto me diell

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.11.2025, 17:27

Ndërsa qytetarët e Durrësit "lundronin" sot me varka drejt marketit më të afërt, kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako, vendosi t’u japë pak diell shpirtërave të lagur: publikoi në Facebook një foto me perëndim dielli dhe mbishkrimin poetik “E dua Durrësin”.

Banorët, që prej orësh përpiqen të shpëtojnë nga uji që bie kudo, thanë se nuk e dinin që Sako shihte motin me “Instagram filter”. “Ne shohim rrufetë, ajo shikon reflektimin e diellit në ujë. Ndoshta s’është përmbytje, është pamje panoramike,” tha një qytetar me çizme gome deri në gju.

Në fund të fundit, edhe romantika ka format e veta, disa shohin diell disa përmbyten në shi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit