Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, disa VIP-a, servilë të tij kanë publikuar reagime entuziaste në rrjetet sociale. Një ndër ta është edhe aktorja Olta Gixhari, e cila nuk ka humbur rastin të shprehë publikisht “mallin” e saj për Veliajn, duke publikuar një story me tone emocionale dhe fjalë përkëdhelëse për kryebashkiakun e pezulluar.
Në postimin e saj, Gixhari shkruan: “Vetëm kur e humbasim dikë, e kuptojmë se sa shumë rëndësi ka pasur! ... Tirana është qelbur dhe është në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon.” Një mesazh që qartazi lexohet si një rikthim i hapur e servilosjes ndaj Veliajt, dhe gjest tipik i afrimit me pushtetin në momentet kur ai mund të rikthehet në skenë. Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit.
Ky lloj reagimi tregon sesi figura publike në Shqipëri shpesh përdorin rrjetet sociale për të pozicionuar veten politikisht, jo domosdoshmërisht për të shprehur mendime personale. Në rastin e Gixharit, “emocioni” ndaj Veliajt lexohet si pjesë e një vazhdimësie të servilizmit mediatik, akt hipokrizie që ndjek pushtetin në çdo rrotullim të tij, duke përzier imazhin e artit me atë të politikës, konkretisht me pushtetin bashkiak.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili konstatoi se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kishin vepruar në shkelje të Kushtetutës gjatë shkarkimit të Veliajt, duket se ka frymëzuar rikthimin e “ushtrisë virtuale” të mbështetësve të tij servilë.