Nesër vlonjatët zgjedhin kryebashkiakun e ri, me varka do shkojnë për të votuar?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2025, 15:07

Në prag të zgjedhjeve për kryetarin e ri të Bashkisë Vlorë, banorët e lagjes Kushtrimi, përballë ish-fabrikës së tullave, ankohen për gjendjen skandaloze të infrastrukturës.

Ata thonë se rrugët janë të përmbytura, të dëmtuara e me gropa, duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin.

“Se kam idenë si do shkojmë nesër për të votuar, vetëm me varka mund të arrijmë,” – shprehet një banor i zonës, duke ironizuar situatën që po përballen në prag të ditës së votimit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të siguruar kushte minimale të jetesës.

Denoncimi i qytetarit:

Lagja kushtrimi vlore perball fabrikes se tullave , gjendje skandaloze , se kam iden si do vem pee votime neser per kryetare bashkie ?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit