Një autobus i firmës Alvavel ka pësuar defekt dhe gomat i kanë marrë flakë gjatë udhëtimit nga Selaniku drejt Shqipërisë. Pasagjerët kanë qëndruar mbi tre orë në rrugë derisa ka mbërritur një autobus tjetër për t’i marrë. Autobusi ishte 27-vjeçar, dhe kjo mund të ketë shkaktuar defektin. Shoferi ka qenë i vetmi që u ndëshkua, edhe pse nuk kishte faj për incidentin pasi ky problem është i kpmanisë që ka flotën e autobusëve. Pasagjerët shprehen të pakënaqur për pritjen e gjatë.
“Përshëndetje JOQ! Kemi pritur plot 3 orë e 20 minuta derisa autobusi tjetër erdhi nga Korça. Policia tha se autobusi është 27-vjeçar, dhe deri tani i vetmi që u ndëshkua është vetëm shoferi, i cili nuk kishte asnjë faj. Si gjithmonë, “peshku i vogël” e pëson. Ju lutem, anonim. Ishim duke u kthyer nga Greqia, nga Selaniku drejt Shqipërisë, rreth një orë larg doganës. Është normale që edhe mund të prishet, pasi është i vjetër, por koha e pritjes ishte shumë e madhe duke marrë parasysh distancën”, shkruan qytetarja.