Vlorë/ Sekuestrohen 12 mln € pasuri të vrasësit të Edmond Papës dhe vëllait të tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.11.2025, 12:25

Në Vlorë janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale. Hetimet janë zhvilluar nga Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, dhe kanë çuar në sekuestrimin e pasurive që u përkasin dy shtetasve me precedentë penalë, Kristi Qirici (alias Jetmir Hoxha) dhe Adriatik Kalemi.

Kristi Qiricit, i njohur për veprimtari në fushën e narkotikëve, i janë sekuestruar dy hotele në Sarandë një 6-katësh me 37 dhoma dhe një tjetër 4-katësh me 15 dhoma dhe lokal shërbimi. Ndërsa Adriatik Kalemit, aktualisht në burg si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa dhe me precedentë për krime ndaj personit, i janë sekuestruar një lokal në Tiranë, një apartament në Sarandë, si dhe disa pasuri të paluajtshme në Vlorë e Tepelenë.

Gjithashtu, ndaj Kalemit janë bllokuar edhe pasuri të luajtshme, përfshirë një mjet lundrues, katër automjete dhe 12 llogari bankare. Nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, vijon puna për gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të lidhur me këta shtetas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit