Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve ka përzgjedhur anëtarët e saj të rinj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.11.2025, 11:44

Në Mbledhjen e 21-të Zgjedhore të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, ky institucion njofton se u zgjodhën dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes aktive dhe dy anëtarë të nderit.

AMSHA njoftoi se për anëtarë të rregullt janë zgjedhur anëtarët korrespondentë Izet Zeqiri dhe Bllazho Boev.

Për anëtarë korrespondentë u zgjodhën:

Prof. dr. Gordana Lažetiq (Departamenti i Shkencave Shoqërore), Prof. dr. Mirko Todorovski dhe prof. dr. Dimitar Trajanov (Departamenti i Shkencave Teknike), Prof. dr. Aleksandar Uzunov (Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematike dhe Bioteknike), Prof. Zharko Basheski, prof. Nevzat Bejtuli, prof. dr. Dragan Dautovski dhe prof. dr. Ivica (Ivan) Džepavovski (Departamenti i Arteve).

Për anëtarë jashtë përbërjes aktive u zgjodhën: Prof. dr. Stojko Stojkov (Shkenca Shoqërore), Prof. dr. Svetlana Mojsov (Shkenca Mjekësore), Prof. dr. Gordan Karaman (Shkenca Natyrore dhe Bioteknike), Prof. dr. Sibila Petlevski (Arti).

Për anëtarë të nderit të Akademisë u zgjodhën: Prof. dr. Trajçe Stafilov (Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematike dhe Bioteknike), Prof. dr. Vlado Popovski (Departamenti i Shkencave Shoqërore).

Nga Akademia dhe udhëheqësia e saj u shpreh kënaqësi e madhe për cilësinë e anëtarëve të rinj dhe iu uruan atyre vazhdim i suksesshëm në avancimin e shkencës dhe artit në vend.

"Me këtë përbërje të re, AMSHA forcon karakterin e saj punues dhe kapacitetin për të kontribuar në përcaktimin e drejtimeve strategjike për zhvillimin e shtetit. Me përfundimin e suksesshëm të Mbledhjes së 21-të Zgjedhore, përmbyllet procesi zgjedhor që nisi në fillim të këtij viti, duke dëshmuar për seriozitetin dhe kujdesin me të cilin i qaset Akademia përzgjedhjes së anëtarëve të saj të rinj – në institucionin më të lartë shkencor në vend", thuhet në njoftimin e Akademisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit