Më 19 nëntor fillon gjyqi për tragjedinë në Koçan, familjarët e viktimave do të marshojnë edhe sot rrugëve të qytetit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.11.2025, 11:41

Këtë pasdite në Koçan do të mbahet sërish, "Marshimi i Engjëjve", për familjarët dhe të afërmit e atyre që vdiqën në zjarrin në diskotekën "Pulse", 8 muaj më parë.

"Ky nuk është një protestë, por një marshim paqësor për një gjykim të drejtë, për të na kujtuar se pas çdo "numri" ka një emër, një jetë, një familje dhe dhimbje. Mesazhi ynë është i thjeshtë, por i thellë – për fëmijët tanë, për drejtësi të vërtetë, për një Maqedoni me ndërgjegje", thonë prindërit.

Ata theksojnë se duan të tregojnë se kjo shoqëri nuk hesht përballë padrejtësisë dhe se ka një popull që nuk heq dorë nga e vërteta.

Më 19 nëntor, në sallën e gjyqit në burgun e Idrizovës fillon gjyqi për tragjedinë në Koçani.

34 persona do të ulen në bankën e të akuzuarve, të cilët do të mbahen përgjegjës për krime të rënda kundër sigurisë publike.

Në zjarrin e 16 marsit, 63 persona vdiqën dhe mbi 200 u plagosën.

Prindërit njoftuan se do të ndjekin gjyqin dhe, siç theksojnë ata, do t'u kujtojnë të gjithëve se çdo vendim duhet të bazohet në të vërtetën, jo në harresë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit