“Ne shuamë zjarret, të tjerët morën lekët”, efektivët e policisë në Tropojë kërkojnë drejtësi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2025, 11:01

Një grup efektivësh të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë ngritur një shqetësim për shpërndarjen e padrejtë të pagesave për punën e kryer gjatë verës në operacionet e shuarjes së zjarreve në territorin e bashkisë.

Sipas denoncimit të dërguar në redaksi, rreth 20 punonjës policie kanë qenë të angazhuar në terren për fikjen e zjarreve, por pagesat për këtë punë shtesë janë përfituar edhe nga persona që, sipas tyre, nuk kanë marrë pjesë në operacion.

Punonjësit shprehen se nuk kanë gjetur ende zgjidhje për shqetësimin e tyre dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të verifikojnë listat e përfituesve dhe angazhimin real të çdo punonjësi gjatë periudhës së zjarreve.

Denoncimi:

Përshëndetje dua të ndaj 1 shqetësim me ju? Kemi qënë të angazhuar gjatë verës nê shuarjen e zjarreve në tërritorin e bashkisë Tropojë, jemi efktive policie në Komisariatin e Policisë Tropojë. Minimumi jane mbi 20 punonjës Policie të angazhuar. Dhe kane perfituar pagesë persona qe nuk kanë qënë të angazhuar në operacion. Disponojmë foto dhe video qe faktojnë angazhimin tonë. Anonim ju lutem se problem puna! Nuk po gjëjme zgjidhje te askush.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit