Mishi i skuqur i pulës dhe patatet e skuqura janë padyshim shumë të shijshme.
Ama konsumi i rregullt i tyre mund të jetë vdekjeprurës.
Këtë e thotë një studim i ekspertëve të Universitetit të Ajoas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjetjet e studimit tregojnë se personat që hanë më shumë se një racion ushqime të skuqura në javë janë tepër të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme.
Ndikimi është më i madh te gratë.
Sipas të dhënave, studimet e mëparshme kanë konfirmuar një lidhje të ushqimeve të skuqura me obezitetin dhe nivelin e lartë të kolesterolit.
Në studimin që zgjati nga 1993 deri në 2017 u analizuan 107,000 persona të moshave nga 50 deri në 79 vjeç.
Gjatë këtyre dekadave, 31,588 prej tyre pësuan një vdekje të parakohshme, të zemrës apo tumorale.
Ushqimet e skuqura rrisin rrezikun e sëmundjeve të parakohshme
1/3 e pjesëmarrësve që kishin ngrënë një ose më shumë vakte me ushqime të skuqura në javë ishin obeze.
Pas analizimit të faktorëve të tjerë të rrezikut siç është duhanpirja apo aktiviteti fizik, shkencëtarët zbuluan se:
Personat që konsumonin më shumë se një racion të skuqurash në ditë ishin 8-13 % më të rrezikuara nga sëmundjet e parakohshme.
Konsumi i një ose më shumë racioneve me mishi pule apo peshk të skuqur në javë rrit rrezikun e sëmundjeve të parakohshme me 13 përqind.