Burri i pastrehë fle prej një viti te shkallët e Pallatit të Kulturës, ku është Rakipi dhe Shërbimi Social?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.11.2025, 11:24

Një qytetare nga Kamza ka raportuar për një burrë që fle prej një viti te shkallët e Pallatit të Kulturës në Kamëz, në kushte shumë të mjerueshme. Sipas saj, situata e tij është alarmante dhe kërkohet ndërhyrja urgjente e autoriteteve për të siguruar mbështetje dhe strehim.

Banorët e zonës shprehin shqetësim për gjendjen e tij dhe apelojnë që Bashkia Kamëz me kryebashkiak Rakip Sulin si dhe Shërbimi Social të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mudur për ta marrë nën kujdes dhe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së burrit.

"Përshëndetje! Jam një qytetare nga Kamza dhe dua të raportoj dikë që ju ta postoni. Ky person është një burrë që fle gjumë te shkallët e Pallatit të Kulturës në Kamzë, në kushte të mjerueshme. Është shumë gjynah; kemi një vit që e shohim aty. Shërbimi social duhet të reagojë dhe ta marrë nën kujdes, sepse situata e tij është shumë e rëndë", shkruan banorja e Kamzës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit