Aksident në Lezhë–Milot, 2 të vdekur, arrestohet shoferi i dehur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.11.2025, 10:46

Dy automjete u përplasën rreth orës 01:30 të së shtunës në aksin rrugor Lezhë–Milot, duke shkaktuar vdekjen e shoferit Ramazan Harapi, 66 vjeç, dhe pasagjerit të tij, Agim Harapi, 52 vjeç. Aksidenti ndodhi gjatë kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, sipas njoftimit të policisë.

Hetimet paraprake tregojnë se shkak kryesor i aksidentit ishte pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit tjetër, me drejtues 33-vjeçar Ardit Gjeçi, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut.

Shoferi i dehur u arrestua në flagrancë nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet njoftuan se hetimet për këtë ngjarje tragjike do të vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe masat ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit