Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë tonë situatën problematike me gjobat e vendosura nga policia në kryqëzimin e Rrugës së Kosovarëve me rrugën “Grigor Heba”.
Sipas saj, banorët e pallatit në atë zonë po përballen çdo ditë me gjoba të cilat nuk arrijnë as t’i lexojnë qartë dhe nuk e dinë se nga cili sektor policor vendosen ato.
Ajo është shprehur se banorët parkojnë në rrugë lagjeje, në të njëjtin vend ku kanë parkuar gjithmonë, por së fundmi po ndëshkohen pa asnjë paralajmërim apo shenjë ndalimi parkimi.
Ndërkohë, sipas denoncimit, një lokal i cili zë një pjesë të konsiderueshme të hapësirës përreth dhe të vendeve të parkimit, nuk përballet me asnjë masë apo gjobë, ashtu si edhe taksitë që qëndrojnë aty.
Qytetarja thekson se banorët ndihen të shqetësuad nga kjo situatë, ndërsa shprehet se nuk kanë se kujt t’i drejtohen për ndihmë apo sqarim.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje JOQ. Ne jemi banoret e nje pallati te kryqezimi i Rruges se Kosovareve me rrugen Grigor Heba. Cdo dite po gjobitemi nga Policia qe nuk dime cila eshte, se shkarravisisin ca gjoba qe nuk lexohen,. Ne parkojme ne rruge lagjeje ku kemi parkuar gjithmone. Nderkohe perreth Kometes , lokali qe ze gjysmem e vendit dhe gjithe parkimet, edhe te taksive nuk ka gjoba. Po na dhunojne, po na demtojne dhe s kemi kujt t,i ankohemi. Nuk ka asnje ndalim parkimi