Ura e Muhurrit rrezik për dibranët, Spahiu s’ka fonde për dërrasa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.11.2025, 08:53

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e Urës së Muhurrit në Dibër, e cila ndodhet mbi lumin Drin dhe përdoret çdo ditë nga banorë të shtatë fshatrave të zonës, mes tyre nxënës dhe mësues. Sipas tij, pas më shumë se një muaji punimesh, ura është ndalur në gjysmë, pasi megjithëse janë vendosur hekurat, fondi për vendosjen e dërrasave ende nuk është miratuar, duke e lënë kalimin të rrezikshëm dhe të pambrojtur.

"Përshëndetje JOQ! Kjo është ura e Muhurrit në Dibër. Ka një muaj që kanë filluar punimet dhe kanë mbaruar me hekurat, por ende nuk ka dalë fondi për dërrasa. Këtu mund të ndodhë ndonjë aksident, sepse çdo ditë kalojnë nxënës, mësues dhe shumë banorë nga fshatra të tjerë", shkruan banori.

Kujtojmë se në vitin 2022 ishte shpallur një tender nga Bashkia Dibër për “Sistemim asfaltim Ura e Muhurrit–Vajmedhej (Loti 1)”, por prokurimi u anulua me arsyetimin se dokumentet e tenderit kishin gabime të rëndësishme, sipas Ligjit për Prokurimin Publik. Kjo bëri që ura të mbetej e dëmtuar për më shumë se dy vite, duke u kthyer në burim shqetësimi për komunitetin.

Sot, ndonëse fondi për ndërtimin e pjesës metalike u sigurua dhe punimet avancuan deri në vendosjen e hekurave, Bashkia Dibër dhe administratori Rahim Spahiu mësohet se nuk kanë fonde për përfundimin e urës me dërrasa. Ura e Muhurrit është nyje lidhëse jetike për banorët e fshatrave Fushë-Muhurr, Bulaç, Hurdhë-Muhurr, Rreth-Kale, Shqathi dhe Vajmëdhej, të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën për ta kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit