Pronarja e “Exchanget” në Don Bosko thirrje qytetarit: Të lutem më kthe paratë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.11.2025, 21:08

Pronarja e një “Exchange” në lagjen Don Bosko në Tiranë, i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një thirrje publike për një klient i cili kishte shkuar për të këmbyer disa para.

Denoncuesja thotë se në momentin që shitësja i ka dhënë paratë klientit, nga shpejtësia është ngatërruar dhe i ka dhënë 814 paund më shumë. Ajo i kërkon me mirësjellje që personi në video të kthehet dhe të lërë aty lekët ku i mori, pasi e gjitha ka qenë pasojë e një gabimi shpejtësie.

“Përshëndetje! Do isha shumë mirënjohëse nëse e poston këtë video. Personi në fjalë ka këmbyer disa lekë te Exchange në Don Bosko, dhe shitësja nga shpejtësia i ka dhënë 814 paund më shumë. I kërkojmë ndjesë personit, sepse nuk ishte faji tij, por nëse e shikon këtë postim, të vijë dhe të kthejë lekët. Falemindeirt!” shkruan qytetarja.

Shpresojmë që djali i ri do të tregojë një gjest qytetarie dhe do të kthehet për të lënë paratë që iu dhanë gabimisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit