Nga Ministria e së Vërtetës.
Pas miratimit të projektligjit për barazinë gjinore, deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një deklaratë që tronditi jo vetëm Kuvendin, por edhe lagjen e tij: “Nga sot jam gjinia Mace.”
Burime nga PS thonë se Braçe po ndjek një proces të thellë vetëreflektimi pas ligjit të ri, ndërsa kolegët e tij janë vënë në hall nëse duhet t’i thërrasin “zoti”, “zonja” apo “mjaaaau Braçe”.
Ndërkohë, ministrat janë parë të kërkojnë urgjentisht mënyra për të përditësuar formularët zyrtarë me seksionin e ri “Të tjera: përfshi macet, papagajt dhe qenushët e vegjël që ndihen njerëz”.
Kryeministri, i pyetur për deklaratën e Braçes, tha se “kjo është një shenjë emancipimi, por shpresoj të mos kërkojë leje lindjeje çdo herë që del në diell”.
Në fund, Braçe konfirmoi se ndihet më i lirë se kurrë: “Tani më kupton më në fund edhe qeveria – gjithmonë kam rënë në këmbë.”