Greqi: Gjendet i djegur dhe i prangosur në makinë, dyshohet se është shqiptar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.11.2025, 19:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skourta, Beotia të Greqisë, ku një trup i djegur u gjet në sediljen e pasme të një automjeti. Viktima ishte i prangosur dhe, sipas ekspertëve, kishte të paktën dy ditë që ishte vrarë.

Dyshohet se viktima është një shtetas shqiptar i zhdukur prej disa ditësh. Ai nuk kishte precedentë penalë dhe ishte larguar për në zonën e Vilias, ku më pas humbi çdo kontakt.

Makinën e djegur me targa të falsifikuara e zbuloi një gjuetar, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për krim të organizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit