Prokuroria e Stambollit lëshon 37 urdhër-arreste ndaj izraelitëve, mes tyre Netanyahu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.11.2025, 20:02

Prokuroria e Stambollit në Turqi ka lëshuat këtë të premte disa urdhër-arreste për zyrtarë të lartë izraelitë, të akuzuar për gjenocid, lidhur me sulmet ushtarake që janë ndërmarrë në Gaza.

Mes urdhër-arresteve është dhe emri i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe 36 persona të tjerë si ministrin e Mbrojtjes Israel Katz, ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, ministrin e Kufijve dhe Sigurisë Eyal Zamir, si dhe komandantin e Forcave Detare David Saar Salama.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, në hetime prokurorët kanë përmedur disa ngjarje të cilat datojnë që nga viti 2023, duke përfshirë sulmin e tmerrshëm ndaj spitalit Al-Ahil Baptist në 17 tetor 2023 dhe dëmtimin e Spitalit Ebli Baptist më 21 tetor 2023.

Në akuzë ndër të tjera thohet se forcat izraelite kanë targetuar qëllimisht civilët dhe infrastrukturën, madje duke bllokuar dhe ndihmën humanitare apo qasjen në shërbime shëndetësore.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë. Turqia është një ndër kritikët më të mëdhenj të fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit