Qyteti i Parisit ka lançuar një iniciativë të veçantë, një llotari që u jep banorëve mundësinë të sigurojnë një vend varrimi në disa prej nekropoleve më të njohura të kryeqytetit. Projekti synon të rikthejë në gjendje të mirë varre historike të braktisura dhe njëkohësisht të lehtësojë mungesën e hapësirave funerale brenda kufijve të qytetit.
Sipas planit të Këshillit të Parisit, do të përpunohen dhe ofrohen për shitje 30 varre të vjetra. Dhjetë prej tyre do të zgjidhen për secilën nga tre varrezat e përfshira në program, të njohura ndërkombëtarisht për vlerën e tyre historike dhe memoriale.
Autoritetet pariziene e përshkruajnë nismën si një mënyrë për të ruajtur dhe respektuar trashëgiminë, pa lënë pas dore nevojën praktike për vende varrimi. Varrezat e Parisit janë pothuajse të mbushura që prej fillimit të shekullit të kaluar, çka e bën këtë zgjidhje një ndërkombinim të përkujdesjes historike dhe menaxhimit hapsirës.
Fituesit e shortit do të kenë të drejtën të blejnë një prej varreve ekzistuese kundrejt një shume fillestare prej 4,000 eurosh. Ata do të jenë të detyruar t’i kryejnë punimet e restaurimit brenda gjashtë muajsh, duke ruajtur sa më shumë pamjen dhe elementët origjinalë të monumentit.
Përveç pagesës fillestare, ofertohen skema të ndryshme qiraje sipas kohëzgjatjes: 976 € për 10 vjet, 3,354 € për 30 vjet, 5,260 € për 50 vjet dhe 17,668 € për një periudhë të pacaktuar. Nëse fituesi dështojnë të përmbushë kushtet e restaurimit apo të kryejë pagesat e nevojshme, transaksioni anulohet dhe e drejta për varrin humbet.
Reagimi qytetarëve ka qenë i menjëhershëm pasi brenda 24 orëve nga hapja e aplikimeve, më shumë se 1,000 persona vizituan faqen zyrtare për të marrë informacion. Aplikimet janë të hapura vetëm për banorët e Parisit dhe do të pranohen deri më 31 dhjetor 2025. Emrat e 30 fituesve pritet të bëhen publikë në janar të vitit 2026.
Varrezat e përfshira në program konsiderohen ndër më prestigjiozet në botë dhe në to prehen figura të shquara të artit dhe kulturës. Rikuperimi i këtyre monumenteve synon jo vetëm të mbrojë kujtesën historike, por edhe të japë qytetarëve mundësi për t’u lidhur më afër qytetit edhe pas vdekjes.