Mashtruesi i kriptovalutave dhe gruaja e tij gjenden të copëtuar në çanta

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.11.2025, 18:54

Mashtruesi i kriptovalutave, Roman Novak që njihej si “miku i Durovit”, dhe gruaja e tij janë vrarë brutalisht në Emiratet e Bashkuara Arabe. Çifti ishte zhdukur prej një muaji, pasi shkoi në një takim me “investitorë” në qytetin Hatta.

Sipas hetimeve paraprake, ata janë rrëmbyer për shpërblim, por pasi pengmarrësit nuk morën paratë, i vranë dhe i copëtuan, duke i futur në çanta të braktisura pranë një qendre tregtare.

Autoritetet ruse kanë hapur çështje penale për vrasje, ndërsa shtatë persona janë arrestuar. Novak, i dënuar më parë për mashtrim në Rusi, kishte mbledhur mbi 500 milionë dollarë nga projekti i tij kripto “Fintopio”, përpara se të zhdukej — mes dyshimeve se edhe vdekja e tij mund të jetë inskenuar për t’i shpëtuar borxheve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit