15 minuta larg qytetit të Fierit, banorët jetojnë me qiri pasi drita nuk ka

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.11.2025, 19:19

Një banor i fshatit Pish Poro, në Fier, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike, një problem që sipas tij, i shqetëson banorët prej vitesh.

Sipas denoncuesit, ndërprerjet e energjisë ndodhin pothuajse çdo ditë, edhe kur moti është i qëndrueshëm, ndërsa gjatë dimrit situata bëhet edhe më e rëndë. Banorët shprehen se ndonëse fshati ndodhet vetëm 15 minuta larg qytetit të Fierit, ata janë të detyruar t’i kalojnë netët në errësirë, duke përdorur qirinj, dhe ditët pa furnizim me energji.

Përshëndetje JOQ! Kemi tre muaj pa drita nuk ka filluar akoma dimri. Ne na shkëputen dritat gjithmonë përveçse në qershor. Është problem prej shumë vitesh kjo pjesë. Jetojmë në Pish Poro të Fierit, vetë 15 minuta larg nga qyteti,” shprehet banori.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet për zgjidhjen e këtij problemi që i ka lënë në kushte të papranueshme. Pish Poro është vetëm një nga dhjetëra fshatrat në Shqipëri ku mungesa e furnizimit me energji elektrike mbetet ende një sfidë e përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit