Disa minuta shi i fikin dritat rrugës Durrës-Fier, qytetari: Turpi i zotit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.11.2025, 18:14

Mbrëmja e sotme solli rikthimin e reshjeve të shiut në vend, por bashkë me to u rikthyen edhe problemet e njohura prej vitesh me furnizimin me energji elektrike.

Mjaftuan vetëm disa minuta shi që ndriçimi i autostradës Durrës–Fier të ndërpritet plotësisht, duke e lënë rrugën në errësirë totale. Të vetmet drita që u panë sonte në këtë aks ishin ato të fenerëve të automjeteve që qarkullojnë në rrugë.

Një qytetar që sapo ka mbërritur nga jashtë dhe po udhëtonte drejt Fierit e përshkruan situatën me fjalët: “Është turpi i Zotit.” Në mesazhin e tij për redaksinë tonë, ai shkruan: “Autostrada e Durrësit komplet errësirë. Edhe rruga nuk shifet, turp i madh do vriten njerëz. Është turp i Zotit, sa kemi ardhur nga jashtë dhe po ikim për Fier, por është katastrofë.”

Pamjet nga vendngjarja e konfirmojnë situatën, pasi rruga është pothuajse e padukshme, ndërsa rreziku për aksidente mbetet i lartë në kushte të tilla udhëtimi. Thirrja shkon për autoritetet mbikëqyrëse që kanë për detyrë mbarëvajtjen e qarkullimit në këtë rrugë: Merrni masa sa më parë për rikthyer ndiçimin dhe shmangur aksidentet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit