Rekord shifrash, 99% të kyqur me internet në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.11.2025, 16:40

Sipas rezultateve të Anketës TIK në Ekonomitë Familjare 2024,të publikuar nga ASK, del se rreth 99% e ekonomive familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet gjatë vitit të kaluar, ndërsa vetëm 0.8% kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje.

Sa i përket përdoruesve sipas grupmoshës, grupi 16-24 vjeç ka përqindjen më të lartë të qasjes në internet me rreth 38%, pasuar nga grupi 25-34 vjeç me 14.2%.

Ndërkohë, përqindja më e ulët e qasjes është regjistruar tek grupi 65-74 vjeç, me 10.7%. Të dhënat tregojnë gjithashtu se përdorimi i internetit është pothuajse i barabartë mes gjinive, me 50.3% të meshkujve dhe 49.7% të femrave që kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2024.

Një tjetër tregues i rëndësishëm i dixhitalizimit është përhapja e TV-ve të lidhura me internet, ku 89% e individëve që kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit kanë raportuar se posedojnë një televizor të tillë në shtëpi, ndërsa 11% nuk e kanë këtë pajisje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit