Edhe në Mat investimet kryhen 2 ditë para zgjedhjeve, urës i ndërrohen dërrasat sa për sy e faqe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.11.2025, 16:26

Në fshatin Komsi të bashkisë Mat, disa ditë para zgjedhjeve të së dielës, është ndërhyrë për riparimin e një ure druri që prej kohësh ishte dëmtuar.

Sipas banorëve, ura është e vetmja rrugë që të çon drejt shkollës 9-vjeçare të fshatit dhe prej muajsh kishte krijuar gropa e dëmtime që përbënin rrezik serioz për fëmijët që kalojnë aty çdo ditë.

Banorët shprehen se askush nuk ishte kujtuar ta rregullonte më parë, ndërsa ndërhyrja për ndërrimin e dërrasave u bë vetëm tani, pak ditë para votimeve.

Denoncimi i qytetarit:

“Pershendetje JOQ! Investimi bashkise mat per fshatin komsi pasi ura u prish nderruan derrasat shikoni si tallen me qytetaret. Skishte ndermend kush ta rregullonte vetem tani per zgjedhje vendosen derrasat

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit