Nëna e Marjan Kodhelit, të riut që akuzohet për vrasjen e babait të tij, ka treguar versionin e saj të ngjarjes tragjike përmes një letre publikuar nga familjarët. Ajo shprehet se në momentin e krimit ndodhej jashtë banesës dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt, pa pasur asnjë debat apo shenjë paralajmëruese mes babait dhe djalit. Sipas saj, përplasja mes tyre ka zgjatur vetëm “dy minuta”.
Në rrëfimin e saj, gruaja tregon se Marjani kishte kaluar periudha depresioni dhe beson se ai e ka goditur babanë “pa mendje”. Ajo mohon që thika e përdorur në krim t’i ketë përkitur asaj, ndërsa shton se djali nuk kishte shfaqur kurrë më parë sjellje të dhunshme. “Nuk ishte në vete, nuk e dinte çfarë po bënte,” shkruan nëna e tij, duke kërkuar mirëkuptim për gjendjen psikologjike në të cilën ndodhej djali.
“Një debat nuk kishte, gjithçka ndodhi brenda dy minutave. Unë dola për të pirë një cigare dhe kur u ktheva, situata ishte përshkallëzuar. Djali ishte i mbyllur në vetvete, nuk fliste dhe nuk kishte shenja mllefi. Në letër u gjetën fjalë të pakuptimta. Hëngri drekë. Ishin tezja dhe halla e tij aty. Ato donin të hanin bashkë. Nuk kishim asnjë debat; ai rrinte i mbyllur. Përleshja zgjati vetëm dy minuta. Unë dola të pija një cigare dhe e piva kot e ndeza. Nuk di çfarë ndodhi mes tyre. Ai ishte i mbyllur në vetvete dhe nuk fliste. Nuk ndjeva zërin, se dritarja ishte hapur. Vetëm kur më thirri burri, shoh. Burri u mbrojt dhe nuk kishte asgjë në dorë. Thika nuk ishte e imja; do ta kem blerë. Burri po mbrohej dhe djali mund ta ketë goditur pa mendje, 3-4 herë. Një goditje ishte e dukshme se e kishte në zemër. Më preku pak thika kur e kapa nga dora. Ai donte ta godiste përsëri burrin, jo mua. Kishte kaluar në depresion. Nuk kishte mllef, ishte depresion. Letra e gjeta në dhomën e tij. Ishte një dhomë pritjeje dhe ishte me ngjyrë të bardhë,” shkruan ajo.