Soristja e thekur Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, nuk janë shembuj për t’u ndjekur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.11.2025, 15:29

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e cila mori mandatin qyl, doli sot para mediave për të qetësuar debatin që ka ndezur ligji për barazinë gjinore, miratuar dje me 77 vota në Kuvend.

Sipas saj, ligji nuk ka të bëjë me identitete të shumëfishta siç thotë opozita, por me përputhjen e Shqipërisë me standardet europiane. Në fakt, për të bindur publikun, Luarasi solli shembuj nga BE-ja, duke u përpjekur të sqarojë se dy gjinitë biologjike janë tashmë koncept i vjetruar në rrugën drejt integrimit.

Duke përdorur një ton moralizues, deputetja socialiste Soriste e thekur u kujdes të përmendte se disa shtete të BE-së që kufizojnë gjininë në dy sekse janë në shkelje të parimeve europiane, ndaj nuk duhen marrë si shembull. Me fjalë të tjera, për Luarasin, sa më shumë ngjyra të ketë spektri gjinor, aq më afër Brukselit jemi. Përndryshe, rrezikojmë të mbetemi jashtë loje në tryezën e progresit.

Në fund, Luarasi kujtoi se Komisioni Europian ka nisur procedura ndëshkimi ndaj disa prej këtyre shteteve konservatore, duke lënë të kuptohet se për Shqipërinë rruga është e qartë: më pak debat dhe më shumë përputhje me frymën e kohës. Ndërkohë, për publikun që ende përpiqet të kuptojë se çfarë ndryshon ky ligj, duket se duhet një fjalor i ri për barazinë, për gjininë, e ndoshta edhe për logjikën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit