Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, ka reaguar ashpër pas miratimit në Kuvend të ligjit për barazinë gjinore, i cili u votua të enjten nga Parlamenti Shqiptar. Ligji, që synon të forcojë të drejtat dhe përfaqësimin e barabartë të grave dhe burrave në institucionet shtetërore dhe shoqëri, ka ngjallur reagime të forta nga disa përfaqësues të komuniteteve fetare në qytetin bregdetar.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Myftiu Hoxhllaku e quajti vendimin një njollë të zezë, duke akuzuar ligjvënësit se po largohen nga vlerat tradicionale dhe fetare të popullit shqiptar. “Historia nuk do ta harrojë këtë njollë të zezë që votuat. Mallkuar qoftë çdo dorë që ngrihet për të keqen e këtij populli fisnik,” shkroi ai, duke e shoqëruar reagimin me thirrje për reflektim ndaj vendimeve që, sipas tij, cenojnë themelet morale të shoqërisë.
