IMT-së i dështon tritoli? Vilat e Farkës nuk shemben, punëtorët kapin matrapikun

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.11.2025, 14:16

“Show mediatik” i Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, për ndërtimet pa leje në zonën e Farkës, ka vijuar edhe sot.

Forca të shumta të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake ndërhynë sot në një kantier ndërtimi në zonën e Farkës, ku po ngriheshin disa objekte 2-3 katëshe në shkelje flagrante të lejes së ndërtimit.

Me anë të shpërthimit të telekomanduar, IMT ka tentuar shembjen e këtyre vilave, por plani nuk ka shkuar ashtu siç duhet.

Vilat 2 katëshe nuk janë shembur plotësisht pasi strukturar kanë mbetur pjesërisht të paprekura, duke detyruar punëtorët të vijonin shembjen manualisht, me matrapikë dhe çekanë.

Ministrja Koçiu ka deklaruar se ky do të jetë vetëm fillimi i një aksioni kombëtar kundër ndërtimeve pa leje, por se sa do zbatohet për të gjithë oligarkët, mbetet për t’u parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit