Dy ditë para zgjedhjeve për kryetar bashkie, në fshatin Gjerovë afër Beratit, kamionët me zhavorr kanë mbërritur për të shtruar rrugën.
Banorët thonë se punimet për asfaltimin e rrugës filluan para disa kohësh, por u lanë përgjysmë dhe tani që jemi në prag të zgjedhjeve po mbushen vetëm disa gropa sa për sy e faqeZ
Banorët tregojnë se sa herë që afrojnë zgjedhjet, përfaqësuesit politikë premtojnë se rruga do të bëhet, por premtimet mbeten vetëm fjalë boshe pasi rruga mbetet e njëjtë dhe në dimër është pothuajse e pamundur të lëvizësh.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të vërtetë dhe zgjidhje të qëndrueshme, duke theksuar se situata e rrugës e bën jetesën e tyre të vështirë çdo ditë, jo vetëm para zgjedhjeve.
Denoncimi i qytetarit:
A mund ti postoni kto ju lutem Per dy dite jan zgjedhjet dhe bejn sikur mbushin gropat. Sot nje fshat afer beratit ne gjeroven
Filluan berjen e asfaltit edhe e lan pergjysem tani mbushin ca gropa. As shtrim nuk quhet. Kjo rrug ne dimer rri vetem me gropa. Nje shi bie behet e pa kalueshme. Sa her qe vin zgjedhjet na premtonin qe do na behej rruga. Po vetem genjeshtra
