Ndërtesa pa leje mbi pallat në plazhin e Durrësit rrezikon banorët, IKMT nuk ndërhyn

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.11.2025, 11:47

Në zonën e plazhit në Durrës, një qytetar ka denoncuar se banesa e tij është dëmtuar nga hyrja e ujit për shkak të një ndërtimi pa leje mbi pallat. Sipas denoncimit, një prej banorëve ka ngritur një kat shtesë në tarracë gjatë muajve të parë të këtij viti, duke shfrytëzuar periudhën kur bashkia po kryente punime për rregullimin e fasadës. Qytetari shprehet se kjo ndërhyrje ka shkaktuar dëmtime të rënda në apartamentet poshtë dhe përbën rrezik për sigurinë e pallatit.

Pavarësisht se rasti është denoncuar prej më shumë se shtatë muajsh, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk ka marrë ende masa për prishjen e ndërtimit të paligjshëm. Banorët e zonës pranë koordinatave 41°18'44.8"N 19°28'42.6"E theksojnë se situata është alarmante, duke kujtuar se pikërisht në këtë pjesë të Durrësit shumë njerëz humbën jetën gjatë tërmetit të vitit 2019, për shkak të ndërtimeve pa leje dhe mungesës së kontrollit urbanistik.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje, më ka hyrë uji në shtëpi sepse dikush lart apartamentit tim ka ndërtuar për një kat pa leje në pallat, në plazh të Durrësit, dhe IKMT ka 7 muaj që nuk merr masat për ta prishur këtë shtesë mbi pallat që është ndërtuar pa leje. Nuk ka shumë vite kur në atë zonë vdiqën shumë njerëz nga tërmeti i vitit 2019. https://maps.app.goo.gl/1pfbgp46eq6HaANj8?g_st=iw Kjo shtesë është bërë në muajt e parë të këtij viti, sepse bashkia rregulloi fasadën e pallatit dhe ishte skela vendosur, dhe janë në dijeni edhe firma që bëri fasadën, bashkia dhe policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit