Sot në Gjakovë do të përcillet në banesën e fundit Daorsa Spahiu, 25-vjeçarja që ndërroi jetë mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët njoftuan se ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00. E ndjera ishte studente e nivelit master në Tetovë, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende të paqarta.
Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit, duke theksuar se të dhënat e para nuk tregojnë për vepër penale. Ndërkohë, gazetarja Liridona Vejseli ka deklaruar se Daorsa Spahiu kishte qenë nën presion të vazhdueshëm fizik dhe psikik nga i dashuri i saj, çka ka shtuar dyshimet mbi rrethanat e vdekjes së saj tragjike.
