Kryeministri maqedonas Mickoski: Jemi përpara Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 07.11.2025, 09:44

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka komentuar raportin më të fundit të Komisionit Evropian për vendin e tij. Ai është shprehur se nuk pajtohet me deklaratat e disa komisionerëve evropianë që afirmojnë se Shqipëria është përpara Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Mickoski theksoi se pas zgjedhjeve, qeveria do të fokusojë përpjekjet në reformat gjyqësore. Ai është i kënaqur me raportin, duke thënë se nuk ka regres në përparimin e vendit, por ka ngecje në disa fusha që kërkojnë ndryshime, veçanërisht në Këshillin Gjyqësor dhe në Prokurori.

“Ne jemi përpara Shqipërisë, edhe pse disa komisionerë evropianë thonë të kundërtën. Kur flasim për analizën e përparimit të vendeve në rrugën drejt BE-së, Mali i Zi është në vend të parë, Maqedonia dhe Serbia ndajnë vendin e dytë, dhe pastaj vjen Shqipëria”, deklaroi Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit