Zyra e Prokurorit të Larisës i ka dërguar Pano Ruçit një njoftim zyrtar 10-ditor për t’u paraqitur dhe për të dhënë dëshmi në lidhje me llojin e analizave që ai kërkon të kryhen mbi trupin e të birit, Denis Ruçi, i cili humbi jetën në tragjedinë e Tempi-t. Urdhri u shpall sot në zyrën e avokates së tij, Zoe Konstantopoulou, e cila po ndjek çështjen në emër të familjes Ruçi.
Sipas mediave greke, nëse Pano Ruçi nuk përgjigjet brenda afatit të përcaktuar, Prokuroria e Larisës do të konsiderojë se ai ka hequr dorë nga çdo kërkesë e mëtejshme për ekzaminime shtesë mbi trupin e të birit. Në këtë rast, procedura ligjore do të vijojë sipas udhëzimeve të mjekut mjeko-ligjor kompetent, duke përfshirë edhe mundësinë e zhvarrimit të trupit për kryerjen e analizave të nevojshme.