Në përfundim të seancës plenare ku u miratua me 77 vota pro dhe 36 kundër ligji i shumëdebatuar “Për barazinë gjinore”, deputetët socialistë u pritën me fishkëllima, thirrje “turp” dhe pankarta përpara Parlamentit.
Protesta, e organizuar nga përfaqësues të komuniteteve fetare dhe aktivisti Akil Pano, u zhvillua me mesazhe të qarta: “Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, “Martesa burrë-grua” dhe “Nëna është grua”.
Sipas protestuesve, ligji i ri është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj familjes tradicionale shqiptare dhe hap rrugën për ideologjizimin e fëmijëve në shkolla.
Kuvendi miratoi projektligjin që, sipas qeverisë, synon “të heqë paragjykimet gjinore”. Por për shumë qytetarë, duket më shumë si përpjekje për të hequr logjikën nga ligjet. Ligji hap rrugë për “vetëpërcaktimin gjinor”, pra për mundësinë që çdo person të zgjedhë vetë gjininë e tij, një nocion që shumëkush e quan thjesht absurd.
Në të njëjtën orë, në anën tjetër të botës, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara dha një vendim krejt të kundërt: i dha të drejtë Donald Trump-it për të zbatuar rregullin që njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, në dokumentet zyrtare.
Pra, ndërsa Amerika i rikthehet biologjisë, Shqipëria duket se po eksperimenton me identitetin.
Në fund, mbetet pyetja që sot përshkon rrjetet: kush është më përpara, ai që pranon realitetin, apo ai që shpik një të ri çdo mëngjes?