SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.11.2025, 23:09

Në të njëjtën orë kur në Tiranë mazhoranca socialiste miratoi me 77 vota pro dhe 36 kundër ligjin e shumëdebatuar “Për barazinë gjinore”, në Washington, Gjykata Supreme e SHBA dha një vendim historik që shkon në drejtim të kundërt: e njohu zyrtarisht ekzistencën e vetëm dy gjinive, burrë dhe grua.

Gjykata Supreme e SHBA-së i dha të drejtë Donald Trump-it për të zbatuar politikën që ndalon ndërrimin e gjinisë në pasaportë. Me vendimin e ri, në dokumente zyrtare do të figurojë vetëm gjinia e lindjes, mashkull apo femër.

Në praktikë, kjo do të thotë se SHBA do të njohë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, bazuar në certifikatën e lindjes.

Vendimi, i mbështetur nga shumica konservatore e Gjykatës, cilësohet si fitore e madhe për kampin tradicionalist, ndërsa tre gjyqtaret liberale dolën kundër, duke paralajmëruar se ky vendim mund të shtojë diskriminimin ndaj personave transgjinorë.

Në Shqipëri ndërkohë, Rilindja miratoi ligjin për “barazinë gjinore”, që sipas qeverisë është në “harmoni me standardet e Bashkimit Europian”.

Por jashtë Parlamentit, qindra qytetarë protestuan me pankarta ku shkruhej: “Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, “Jo ligjit anti-familje”, “Mos prekni fëmijët”.

Shumë e shohin ligjin e ri si hap drejt konceptit të “vetëpërcaktimit gjinor”, që në përkthim të lirë nënkupton se çdo person mund të zgjedhë vetë gjininë e tij në çdo moment.

Ndërsa mbështetësit e quajnë “përparim”, kritikët mendojnë se është përmbysje e logjikës natyrore dhe një tentativë për të zbehur rolin e familjes tradicionale shqiptare.

Në të njëjtën ditë, në dy anë të botës, u dhanë dy sinjale krejt të kundërta: Amerika i rikthehet biologjisë, Shqipëria eksperimenton me identitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit