“Turp!”: Deputetët e PS priten me fishkëllima pas votimit të ligjit për barazinë gjinore

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.11.2025, 22:49

Projektligji për barazinë gjinore ka kaluar sot në Kuvend me 77 vota pro dhe 36 kundër, mes debatash të forta brenda dhe jashtë sallës plenare.

Në përfundim të seancës, deputetët socialistë u pritën me fishkëllima dhe thirrje “turp” nga protestuesit e mbledhur para Parlamentit, të cilët kundërshtojnë ashpër ligjin.

Ndërkohë, kreu i PD, Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetët demokratë, iu bashkua protestuesve pas seancës, duke e cilësuar projektligjin si “hapje të rrugës për një ideologji të rrezikshme”.

Protesta, e organizuar nga përfaqësues të komuniteteve fetare dhe aktivisti Akil Pano, u zhvillua me pankarta si “Martesa burrë-grua”, “Ka vetëm dy gjini, mashkull-femër” dhe “Nëna është grua”.

Protestuesit thanë se ligji cenon familjen tradicionale shqiptare dhe hap rrugën për ideologjizimin e fëmijëve nëpër shkolla përmes ndryshimeve në kurrikula.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit