Parlamenti miraton projektligjin për barazinë gjinore me 77 vota PRO

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.11.2025, 22:02

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektligjin “Për barazinë gjinore”, me 77 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim.

Megjithatë, miratimi nuk erdhi pa polemika. Para ndërtesës së parlamentit në Tiranë, Koalicioni Pro Familjes & Jetës thirri një protestë të madhe, ku qytetarë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe aktivistë me pankarta si “Ka vetëm dy gjini – mashkull dhe femër”, “Projektligji anti-familje” dhe “Largoni duart nga fëmijët” u bashkuan për të kundërshtuar nismën ligjore.

Protestuesit argumentojnë se ligji në fjalë rrezikon “familjen tradicionale”, identitetin gjinor binar (burri/grua) dhe kalimin e vlerave të trashëguara shqiptare. Përfaqësues fetarë dhe organizata qytetare paralajmëruan se do të vijojnë mobilizimin deri në fundin e procedurës parlamentare.

Nga ana tjetër, mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama mbrojnë ligjin duke thënë se është në përputhje të plotë me standardet e BE-së dhe se nuk prek Kodin e Familjes apo martesën, por synon vetëm të “heqë barrikadat e paragjykimeve gjinore”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit