Pamje e rrallë, një meteor filmohet mbi qiellin e Novoselës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.11.2025, 21:45

Një meteor është filmuar nga kamerat e sigurisë së një banese në Novoselë të Vlorës mbrëmjen e sotme.

Pamjet janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ka arritur të regjistrojë momentin kur një objekt i shndritshëm dhe me shpejtësi të madhe shfaqet në qiell, futet në atmosferë dhe më pas shkrihet plotësisht.

Në videon e siguruar, objekti dallohet qartë teksa hyn në atmosferë dhe më pas zhduket brenda pak sekondave. Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:04, ndërsa ora dhe data që shfaqen në kamerën e sigurisë janë të pasakta.

“Meteor në Novoselë, sot rreth orës 19:04 ishte një dritë që dukej shumë afër dhe dritë e fortë. Besoj se shumë të tjerë e kanë parë”, shkruan ai.

Pamjet tregojnë një dritë të bardhë intensive që lëviz me shpejtësi në mënyrë diagonale drejt Tokës, tipike për hyrjen e një meteori të vogël në atmosferë, i cili digjet dhe zhduket menjëherë.

Fenomeni është i padëmshëm dhe ndodh kur një trup qiellor, i përmasave të vogla, përplaset me atmosferën e Tokës me shpejtësi shumë të lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit