Eskluzive nga vëzhgimi JOQ: Si televizionet shqiptare fitojnë miliona dollarë nga YouTube pa raportuar të ardhurat?

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06.11.2025, 19:11

Ju kujtohen deklaratat e prezantuesit Ledionit në Big Brother Albania, ku ai kishte theksuar se mund ta ndjekësh Big Brother live përmes YouTube falas për shkak të zemër gjërësisë së Top Channel dhe se njëkohësisht thuhej se emisionet arrinin shifra rekord shikimesh. Por, e vërteta është ndryshe, dhe kjo është një e vërtetë që shumë shpesh nuk gjendet në shikimet e thjeshta të televizionit.

Gazetarët e JOQ kanë kryer një analizë periudhash të viteve të fundit të televizioneve që transmetojnë live në YouTube dhe janë tronditur nga rezultatet. Sipas analizave, është shumë e mundur që televizioni të fitojë miliona dollarë vetëm nga shikimet në këtë platformë. Për shembull, një episod i Big Brother, sipas të dhënave të nxjerra nga platforma si Youtubes.me, mund të paguhet deri në 100,000 dollarë në disa raste nga reklamat në YouTube.

Nuk dihet nëse televizioni i raporton ose i paguan taksa këtyre fitimeve, por e vërteta është që shumica e televizioneve kombëtare, duke përfshirë Top Channel, TV Klan, Report TV dhe të tjera, përfitojnë miliona euro nga shikimet në YouTube, duke bërë të mundur që të mbajnë fitime të larta pa i raportuar së gjithash si të ardhura të ligjshme.

Për të verifikuar këtë, ju mund ta bëni vetë një kërkim në Google, dhe ne kemi përgatitur screenshot nga platforma si Youtubes.me, ku shihen shifrat e pritshme të fitimeve në bazë të abonimeve dhe shikimeve. Për shembull, për Top Channel, në vetëm 30 ditë, fitimet janë rreth 77.4 mijë dollarë.

Ky është një problem serioz që duhet të vihet në kuptimin e duhur, pasi të ardhurat e fituara nga platforma si YouTube duhet të jenë të raportuara dhe të taksuara në mënyrë të ligjshme, e përndryshe, po shtohet edhe më shumë përfitimi i pa tashmë nga kontabiliteti i fshehtë që po ndodh në mënyrë të papërgjegjshme.

Ndërsa disa masa ligjore do të duhej të ndërmerreshin për transparencën dhe taksimin e të ardhurave, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për madhësinë e kësaj dukurie financiare që po ndodh në abuzim të hapur me sistemin. Mbi të gjitha këto kanale janë regjistruar jashtë Shqipërisë si Austri, Itali dhe Angli...

Më poshtë screenshot nga websiti analitik

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit