Denoncimi alarmues, sjellje e papërgjegjshme në linjën e urgjencës që rrezikon jetën e qytetarëve

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06.11.2025, 18:46

Një njoftim alarmues vjen nga një familje nga një qytet i vogël i Shqipërisë: denoncimi tregon se dje, rreth orës 21:30 në darkë, një nëne iu desh të telefononte numrin 127 të urgjencës për shkak të tensionit të lartë të vajzës së saj. Sipas familjes, recepsionistja e linjës së urgjencës e lidhi me mjekun e urgjencës, por ai vazhdimisht ia mbylli telefonin duke i thënë se për shkak të vizitës në spital ishte i zënë. Familja tentoi ta telefonote më vonë, por mjeku ia mbyllte telefonin, dhe pas një ore e mbylli përsëri duke i thënë se ndjehej i bezdisur dhe se nuk do t’ia jepte llogari askujt pasi është i mbingarkuar me telefonata.

Ky rast është shumë i brishtë dhe shqetësues, duke reflektuar një sjellje jo të duhur në linjën e urgjencës, e cila konsiderohet si linja e jetës për qytetarët. Nuk mund ta përgjithësojmë si rast tipik për të gjithë mjekët, por është e habitshme që në një linjë sa e rëndësishme dhe e ndjeshme si kjo, të ketë mungesë profesionalizmi ose të shfaqet një moment njerëzor i lodhjes që mund të rrezikojë jetët e qytetarëve. Është shumë e domosdoshme që kjo linjë emergjence të jetë gjithnjë aty për qytetarët, pasi çdo sekond mund të jetë jetë, dhe përgjegjësia është e madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit