Në redaksinë e JOQ, kanë mbërritur denocime nga studentë të universitetit të Elbasanit, që raportojnë se ndihen të keqtrajtuar nga pedagogët e tyre, të cilët shpesh herë shihen si inferiorë dhe jo të përshtatshëm për standardet bashkëkohore të arsimit.
Studentët dëshirojnë të ngrejnë zërin kundër shumicës së pedagogëve që, pavarësisht se janë shumë të vjetër dhe me përvojë, lëndët që ata ofrojnë janë jashtë kohës dhe tregut të punës. Këta pedagogë vazhdojnë të marrin rroga miliona dhe trajtojnë studentët me mungesë dinjiteti, duke u dukur si të zotë në profesion.
Kjo situatë është kritike, pasi studentët shpesh braktisin mësimin për shkak të klimës së keqe në fakultete.
Raportimet nga studentët e Universitetit të Elbasanit tregojnë gjithashtu se ky institucion ka shumë vende për t’u përmirësuar. Shumë pedagogë përdorin leksione të kopjuara keq ose materiale nga Google dhe burime të ndryshme ndërkombëtare pa zbatuar sistemin e plagjiaturës, duke përfituar nga mosveprimi i institucioneve për kontroll dhe ndëshkim.
Është me të vërtetë për të ardhur keq që studentët ndihen të papërgatitur dhe të pamotivuar nga ana e pedagogëve të këtij universiteti, duke treguar një rënie të cilësisë së arsimit. Mungesa e forumeve rinore dhe shoqatave të studenteve bën që abuzimet nga ana e pedagogëve në detyrë të mbeten të pa raportuara dhe të pa u ndëshkuara e ngrejnë shqetësime të mëdha për situatën në këtë institucion.