“Për procedurë, zoti Balluku!” Peleshi bën Belindin ‘zoti Balluku’

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.11.2025, 18:13

Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me një moment humoristik, teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ngatërroi deputetin e opozitës Belind Këlliçi me ministren Belinda Balluku, e cila është aktualisht nën hetim nga SPAK për çështjen e tunelit të Llogarasë.

Teksa opozita kërkonte praninë e Ballukut në sallë, Peleshi iu drejtua Këlliçit me fjalët:

“Për procedurë zoti Balluku, zoti Këlliçi.”

Momenti shkaktoi të qeshura në sallë, ndërsa deputetët e pranishëm reaguan me batuta ndaj lapsusit të Peleshit.

Ngatërresa ndodhi në një seancë të tensionuar, ku çështja e Belinda Ballukut dominoi diskutimet parlamentare. Opozita kërkoi që ajo të ishte e pranishme për t’u përballur me pyetjet e deputetëve pas vendimit të SPAK-ut për ta marrë të pandehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit